Eduard Dalla, “nyja” e internetit për call center-at mashtrues në Tiranë

16 Prill 2026, 13:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Eduard Dalla, “nyja” e internetit për call center-at mashtrues

Zbardhen detaje nga hetimi dyvjeçar për goditjen e një rrjeti call center-ash në Tiranë, të përfshirë në mashtrimin e mijëra qytetarëve evropianë, kryesisht austriakë. Sipas të dhënave, informacioni i parë është përcjellë nga autoritetet austriake më 25 nëntor 2024, pas dyshimeve për përfitime të paligjshme që kapin mbi 30 milionë euro vetëm gjatë periudhës 2023–2024. Operacioni u finalizua me 10 arrestime, ndërsa aktiviteti dyshohet se kishte nisur të paktën që në vitin 2023.

Skema e mashtrimit funksiononte përmes reklamave të rreme me figura publike, që i orientonin viktimat drejt platformave online.

Më pas, operatorët që prezantoheshin si “këshilltarë financiarë” bindnin qytetarët të instalonin programe si “AnyDesk”, duke u marrë kontrollin e kompjuterëve në distancë. Për të fshehur gjurmët, përdornin VPN dhe maskonin adresat IP, por hetimet çuan në identifikimin e dy IP-ve të lidhura me Shqipërinë, çka hapi rrugën për zbulimin e rrjetit.

Një nga personat kyç të identifikuar është Eduard Dalla, 48 vjeç, i arrestuar, i cili rezulton i lidhur me kontrata interneti të regjistruara në emra fiktivë si “Jose Santos”. Përmes kompanive “Sonet shpk” dhe “Sonet Solution”, të dyshuara si struktura mbuluese, ai kërkonte të siguronte të paktën 7 linja interneti që përfundonin në ambientet e call center-ave.

Sipas hetimeve të përbashkëta me autoritetet austriake, Dalla dyshohet se luante rolin e ndërmjetësit mes operatorëve mashtrues dhe ofruesve të internetit, me qëllim vështirësimin e gjurmimit të aktivitetit përmes IP-ve./JOQ

 

Po ndodh...

ide