Përplasja në PD/ ‘Përdorte Suel Çelën’, Salianji i përgjigjet Berishës: Je në pazar me Ramën, po shfaq gjendje të rënduar psiko-emocionale

16 Prill 2026, 13:57 / POLITIKË ALFA PRESS
Përplasja në PD/ ‘Përdorte Suel Çelën’,

Ervin Salianji i është përgjigjur Sali Berishës pas akuzave se drekonte me Ergys Agasin dhe se përdorte Suel Çelën për të kërcënuar demokratët. Salianji thotë se Berisha po shfaq gjendje të rënduar psiko-emocionale.

Sulmet e Sali Berishës nuk janë as të rastësishme dhe as të sinqerta. Janë shprehje e qartë e frikës nga gara dhe humbjes së privilegjeve që e kanë bërë të destabilizohet dhe të shfaqë gjendje të rënduar psiko-emocionale!

Kur mungojnë argumentet, dalin shpifjet. Kur mungon besimi te vetja, sulmohet tjetri.

Unë nuk kam qenë dhe nuk do të jem kurrë pjesë e pazareve me pushtetin e Edi Ramës ndërsa Sali Berisha dhe rrethi i tij po!

Kam paguar personalisht për qëndrimet e mia edhe me burg, me goditje politike, me sulme të vazhdueshme.

Jo sepse u përkula, por sepse nuk u përkula.

Të më akuzosh mua për lidhje me krimin është jo vetëm qesharake, por dëshmi e një paniku të thellë politik.

Këto janë metoda të vjetra: shpif, baltos, frikëso sepse nuk përballon dot garën. Me mua nuk ja del dot!

E vërteta është kjo: nuk i trembem askujt dhe nuk shmangem nga asnjë përballje.

Përkundrazi, kërkoj garë të hapur, të ndershme, përpara demokratëve.

Problemi nuk është mendimi ndryshe. Problemi është frika nga mendimi ndryshe.

Problemi është frika nga një alternativë që nuk kontrollohet.

Demokratët nuk kanë nevojë për etiketime dhe përjashtime, por për garë të vërtetë dhe përfaqësim të ndershëm.

Kush i shmanget garës, e ka humbur atë që pa hyrë.

Unë jam këtu. Në betejë. Pa frikë dhe derisa ta bëjmë opozitën fituese dhe te largojme autokratet në qeveri dhe opozitë!

Po ndodh...