“Kambanë alarmi për ne!”/ Dash Sula për zjarrin që në pallatin e “Arlis”: Do kontrollohet çdo ndërtim

Pasditja e së martës u trondit nga zjarri masiv që përfshiu pallatin e kompleksit “Arlis” duke shkrumbuar totalisht 30 apartamente, ndërkohë inspektimi mbi shkaqet ende nuk ka përfunduar dhe nuk ka një raport për dëmet e lëna pas.
Teksa tashmë prokuroria dhe policia e kryeqytetit pas arrestimit të 4 personave, dhe procedimit penal të 4 të tjerëve, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij zjarri.
Ndërkohë që Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula është shprehur se të gjitha ndërtimet e reja do të kalojnë në filtër.
“Kambanë alarmi për ne. Përveç pikëpamjes formale të lejes kateve do shihen edhe materialet. Do përcaktohet metodologjia e kontrollit të çdo ndërtimi, dhe kjo do të jetëe një detyrë shumë e rëndësishme të cilën do t’ia ngarkojmë me akt të posaçshëm IKMT-së”, u shpreh Dashnor Sula tha ai për Top Channel.
Duke shtuar se do të nisë inspektim edhe për subjektet që ushtrojnë aktivitet në pallate dhe përdorin bombola gazi apo oksigjeni. “Raste kur subjektet mbajnë bombola oksigjeni gazi. Nëse i kanë vendosur në vende që përbejnë rrezik, do duhet t’i vesh sipas rregullave në fuqi” shtori Sula.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Peshorja amerikane!
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128