Kryeministri Rama nis vizitën në Itali, pritet në ceremoni zyrtare nga homologia Meloni

16 Prill 2026, 16:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryeministri Rama nis vizitën në Itali, pritet në ceremoni

Kryeministri Edi Rama nisi sot vizitën e punës në Romë, ku u prit në ceremoni zyrtare nga kryeministrja Giorgia Meloni në Pallatin Chigi.

Siç e ka kthyer në traditë, edhe takimin e sotëm kryeministri e ka nisur me gjestin e përuljes para Melonit.

Rama zhvilloi më pas me të një takim kokë më kokë, me fokus ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe evropian.

Vizita e kryeministri Rama në Romë dhe më pas në Barcelonë zhvillohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.

Po ndodh...