VIDEO/ Kur Flamur Noka deklaronte në emision: Çdo kandidaturë me firmat tona, është dinjitoze

Duke refuzuar të japë një sqarim publik, Partia Demokratike ka tentuar të tërheqë firmat për kandidatët për Avokat të Popullit, pasi iu kish dhënë mbështetjen. Kjo tentativë është rrëzuar sot nga Komisioni i Ligjeve, teksa Sali Berisha ka deklaruar se nga ky moment PD nuk mbështet asnjë kandidat.
Kreu i PD madje e ka cilësuar si farsë procesin, teksa ka shigjetuar edhe Endrit Shabanin. Por ky i fundit rezulton të ketë marrë 35 firma nga demokratët, pra më shumë se treçereku i tyre në Kuvend.
Vendimi i Berishës dhe PD mbetet i dyshimtë aq më tepër kur në studiot televizive mburreshin se kishin gjetur kandidatët më të mirë, përfshirë edhe Shabanin.
“Çdo kandidaturë që mban firmat e deputetë të Partizë Demokratike dhe aleatëve tanë, është dinjitoze për Avokat të Popullit. Nuk e kane problem shqiptarët se cili eshte kandidat per Avokat te Popullit. Shqiptaret kane problem korrupsionin, tunelin, rruget, plehrat, drogen, vjedhjen” – thoshte Flamur Noka për Ylli Rakipin.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128