Spiropali uron festën e Sulltan Novruzit: Dashuria e toleranca përshkoftë jetët tona
22 Mars 2025, 11:38 / POLITIKË

Sot, në ditën e Sulltan Novruzit, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, shkoi për një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.
Duke i uruar festën Kryegjyshit Botëror, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, Spiropali u shpreh se “Sulltan Novruzi, kjo ditë e hareshme që shënon fillimin e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës, është më tepër sesa një festë e Bektashinjve.
Është një kremtim popullor që sjell gëzim në familjet e të gjithëve, një reflektim që drita, dashuria dhe toleranca të përshkojë jetët tona. Gëzuar!”, tha ajo.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


