SPAK kontroll banesës së deputetit të PS-së në Elbasan/ Sekuestrohen mbi 200 mijë euro dhe dokumente kompromentuese

27 Maj 2025, 13:16 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK kontroll banesës së deputetit të PS-së në Elbasan/

SPAK ka bërë kontroll në një banesë e cila dyshohet se është në përdorim prej deputetit të PS-së, Luan Dusha, pasi dyshohet se është përfshirë në krim elektoral gjatë fushatës zgjedhore parlamentare të 11 Majit.

Fillimisht oficerët e BKH, i kanë sekuestruar telefonin deputetit Dusha, por pas këqyrjes së tij, i janë drejtuar me një tjetër kërkesë gjykatës, duke kërkuar lejimin e kontrollit të banesës së zyrtarit të PS-së në Elbasan.

SPAK dhe BKH intensifikojnë hetimet për krimet zgjedhore në Elbasan, takim pune me drejtuesin e Prokurorisë, Kreshnik Ajazi.

Kontrolli i banesës është kryer nga oficerët e BKH, të cilët në këtë aksion janë shoqëruar dhe nga dy patrulla policie në policinë e Elbasanit.

Ende nuk dihet me saktësi se çfarë kanë gjetur në banesë, por verifikimet ndaj këtij rasti janë në veprim e sipër.

Janë sekuestruar 200 mijë euro cash në një banesë, por nuk dihet me saktësi nëse janë gjetur në shtëpinë e Luan Dushës apo në një banesë tjetër.

Po ndodh...

ide