Emri/ Një 62-vjeçar gjendet i mbytur në liqenin e Viroit në Gjirokastër

19 Qershor 2026, 20:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Një 62-vjeçar gjendet i mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e kësaj të premteje në Gjirokastër, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur në liqenin e Viroit.

Viktima është identifikuar si Besnik Koka, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të rastit.

Kjo është viktima e tretë nga mbytja gjatë ditës së sotme në vend. Më herët, në Plazhin e Tales, u gjetën pa shenja jete dy vajza të mitura, të cilat dyshohet se u mbytën në det.

Po ndodh...

ide