VIDEO/ Qytetarja nga protesta: Argita Berisha dhe familja e ish-kryeministrit na kanë marrë pronat në Divjakë, plot 63 hektarë

19 Qershor 2026, 20:40 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ Qytetarja nga protesta: Argita Berisha dhe familja e ish-kryeministrit na

Një qytetare gjatë fjalës së saj në protestën para Kryeministrisë, ka akuzuar drejtpërdrejtë familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për rrëmbimin e pronave në Divjakë, ku ajo pretendon se kanë qenë edhe tokat e familjes së saj.
Ajo tha gjithashtu se kishte të vëllanë ish-të përndjekur politik nga regjimi komunist, teksa shtoi se të persekutuarit nuk kanë përfituar asgjë gjatë viteve të demokracisë.
“Vij nga Italia, nga Emiglia Romanja, nga Piacenca. Kam bërë 35 vite gjyqe me pronat e mia. Nuk i mora dot, sepse Argita Berisha dhe familja Berisha kanë marrë Divjakën. Ne nuk kompensohemi. Kanë 63 hektarë. Po rinia mbrapa ku do jetojë? Vëllai im ka bërë 10 vite burg si armik populli. Kur vjen fundi, ne të persekutuarit nuk përfituam asgjë. Rroftë populli i mrekullueshëm”, tha një protestuese.



Po ndodh...

ide