20 ditë revolucion! “Ndizen” rrugët nga blicet e protestuesve, qytetarët i përshëndesin nga ballkonet

19 Qershor 2026, 22:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

20 ditë revolucion! “Ndizen” rrugët nga blicet e

Blicet e telefonave kanë “ndezur” rrugët e Tiranës mbrëmjen e sotme në protestën e 20-të, ndërsa qytetarët kanë përshëndetur nga dritaret dhe ballkonet e banesave protestuesit që marshonin nëpër kryeqytet.

Në disa prej segmenteve të qytetit, banorët janë parë duke duartrokitur dhe duke ndjekur nga afër lëvizjen e protestuesve, duke krijuar momente mbështetjeje simbolike përgjatë marshimit.

Mijëra qytetarë, pas grumbullimit fillestar për rreth tre orë para Kryeministrisë, kanë vijuar më pas me marshimin në rrugët kryesore të qytetit, në kuadër të protestave që po vijojnë prej 20 ditësh.

Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje të forta, mes tyre “Rama jepe dorëheqjen” dhe slogani “Atdheu nuk është në shitje”, ndërsa pjesëmarrësit kanë theksuar vendosmërinë për të vijuar mobilizimin.

Edhe pse po mbushen tre javë nga nisja e protestave pjesëmarrja mbetet e lartë dhe qytetarët vazhdojnë të dalin rregullisht në shesh për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

Protesta po ruan intensitetin dhe po shndërrohet në një lëvizje të qëndrueshme qytetare me kërkesa politike të qarta.

Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

Po ndodh...

ide