Shtyrja e seancës paraprake, avokati i Erion Veliajt zbulon arsyen: I pandehuri nuk…

5 Dhjetor 2025, 14:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Shtyrja e seancës paraprake, avokati i Erion Veliajt zbulon arsyen: I

Seanca paraprake për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shty për në datën 12 dhjetor në orën 09:30.

Avokati i tij, Artan Gjermeni refuzoi të japë parashtrime, duke deklaruar se i pandehuri Veliaj nuk është njohur ende me dosjen.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si edhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Kujtojmë që më datë 3 nëntor Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.

Më 27 nëntor, ai iu drejtua sërish Kushtetueses duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të GJKKO, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë për masën ‘arrest me burg’.

 

Po ndodh...

ide