Salianji kundër Berishës: Ramën do e rrëzojë SHBA-ja, SPAK-u dhe ne të bashkuar për ndryshimin!

10 Janar 2026, 21:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Salianji kundër Berishës: Ramën do e rrëzojë SHBA-ja,

Në sallën e tejmbushur në qytetin e Korçës, ish-deputeti Ervin Salianji bëri kritika të forta dhe të drejpërdrejta ndaj lidershipit të Partisë Demokratike në strategjinë e përballjes me qeverinë e Edi Ramës dhe veçanërisht ndaj kryetarit Sali Berisha.

Teksa u fokusua në dy pika kryesore, drejtësia dhe ndërkombëtarët, ai theksoi se ditën selia blu dhe opozita sulmojnë drejtësinë dhe SPAK-un, kurse në mbrëmje e shajnë me libër shtëpie.

Një herë thonë se SHBA-të do rrëzojnë Ramën, dhe më pas ndryshojnë mendim duke u dorëzuar.

Salianji deklaroi se Rama rrëzohet me SHBA-të, Drejtësinë dhe qytetarët së bashku. Ai tha se opozita dhe PD duhet të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët, veçanërisht SHBA-të për të marrë fatet e saj në dorë.

“Një herë na thonë se SHBA-të do rrëzojnë qeverinë e Ramës dhe pastaj deklarojnë se nuk e mundin dot Ramën, se as SHBA-të nuk e rrëzojnë dot. Pastaj ditën mbështesin drejtësinë dhe në mbrëmje e sulmojnë me libër shtëpie SPAK-un. Nuk kanë strategji të qartë. Po, mo po! Rama mundet, Rama rrëzohet nga SHBA-të, Drejtësia dhe me ne së bashku, të gjithë qytetarët”, u shpreh ai mes të tjerash në kritikat e tij ndaj lidershipit të paqartë politikisht të selisë blu.

Ish-deputeti u shpreh i bindur se ndryshimi do vijë, por që ai të mbërrijë, duhet ripërtëritja e PD, hapja e saj, riorganizimi, bashkëpunimi me drejtësinë dhe faktorin ndërkombëtar, deri në “dhënien e dërmës” kësaj qeverie të korruptuar.

“Qeveria e ka kapur për fyti Shqipërinë dhe politikën. Rrinë sot të strukur nga drejtësia, një sistem që e ka humbur lidhjen me realitetin, që e ka degraduar politikën dhe shtetin. Falë punës së SPAK, qeveria po i humb pjesët e saj një dhe nga një. Por drejtësia ngre vetëm akuza, politika i propozon dhe jep zgjidhjet dhe ne do t’i japim zgjidhje. Zgjidhjet kalojnë ose në sheshe dhe në fund në çdo rast në kutitë e votimit dhe aty duhet të frymëzojmë njerëzit. Prandaj e sotmja është një mesazh për ne se njerëzit presin më shumë, të flasin më qartë, të përfshijnë më shumë njerëz”, tha mes të tjerash Salianji para mbështetësve të tij.

Po ndodh...