Rrëfim i Edi Rama për Nikoll Lesin, nga rebelimi i Elisa Spiropalit te takimi i parë me Sali Berishën

13 Maj 2026, 16:59 / POLITIKË ALFA PRESS
Rrëfim i Edi Rama për Nikoll Lesin, nga rebelimi i Elisa Spiropalit te

Në 35-vjetorin e gazetës, sonte në ”Koha Jonë-Debat”, në ora 20.00 kryeministri Edi Rama vjen në një rrëfim të jashtëzakonshëm përballë Nikoll Lesit që pritet të trazojë opinionin publik e mediatik. Për herë të parë, zbardhen prapaskenat e errëta të një epoke që tentoi të shuante fjalën e lirë, që nga djegia e gazetës, dhuna ndaj gazetarëve dhe presionet që tronditën vendin.

Një dëshmi e fortë dhe pa filtra. Për herë parë Edi Rama tregon se si ka takuar Presidentin e kohës 1992-1997, Sali Berisha, dhe çfarë Berisha i ka thënë për gazetën KOHA JONE, ku Lesi i thotë në emision kryeministrit se “do të kishim sakatuar në gazetë nëse do ta dinim asokohe”.

Po kështu kryeministri Rama ka treguar në KOHA JONE-DEBAT disa fakte dhe të verteta të fshehura nga koha e këtyre dekadave.

Por Nikoll Lesi i ka bërë pyetje kryeministrit edhe për Erion Braçen e Elisa Spiropalin. Një përgjigje e papame për Spiropalin dhe një dashamirësi për Braçen.

Pa harruar edhe pyetje për emrat kryesorë mediatik si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Andi Bushati, Çim Peka, Anila Basha, Erla Mhilli, Grida Duma, Baton Haxhiu, Mero Baze,etj. Ben Blushi, Aleksandër Frangaj, Martin Leka, etj janë pjesë e emisionit…

Përgjigje të kryeministrit që janë kundërshtuar fort nga drejtuesi i emisionit në KOHA JONE-DEBAT, sidomos për disa prej emrave të sipërpermendur.

Ndaj ndiqni sonte në youtube e KOHA JONE emisionin brilant dhe debatues./Koha Jonë

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

Po ndodh...

ide