Interi kërkon trofeun e dytë të sezonit, kapiteni Lautaro: Jam kthyer për të fituar sërish

13 Maj 2026, 15:33 / SPORT ALFA PRESS

Interi kërkon trofeun e dytë të sezonit, kapiteni Lautaro: Jam

Interi do të luftojë për trofeun e dytë të sezonit dhe para finales së Kupës kundër Lacios, kapiteni Lautaro Martinez doli në konferencën e zakonshme për mediat.“Lacio është shumë e organizuar, duhet të jemi gati”.

Ai gjithashtu ka dribluar konceptin e “dopietës”.

“Uria për të fituar është gjithmonë aty. Kombinimi i ligës dhe kupës është një statistikë, diçka që ka ndodhur vetëm një herë dhe që nuk na prek. Qëllimi i vetëm është të kthejmë kupën në shtëpi.”

Së fundi, për shokët e tij të skuadrës.

“Gjithmonë ka pasur krahasime. Në një ekip ka 26 koka, është normale. Fjala kryesore e dhomës sonë të zhveshjes është një, fitore. Për të qëndruar këtu duhet ta dëshirosh deri në fund”.

“Kur mbërriti ndoshta kishte dyshime për të që vinin nga jashtë, por ne e ndoqëm. Dhe ai na ndoqi. Edhe unë jam rritur. Fatkeqësisht, problemi i dëmtimit më ndaloi për një kohë, por tani jam kthyer për të fituar përsëri”, ka përfunduar Lautaro.

Po ndodh...

ide