Gjyqi për Laert Haxhiun në GJKKO/ Pas Noizyt-t, kërkohet edhe dëshmia e Clevio-s!
13 Maj 2026, 13:55 / AKTUALITET

Reperi Noizy nuk u paraqit për të dëshmuar të mërkurën në seancën e radhës në procesin e bandës së Laert Haxhiut.
Mes 15 episodeve kriminal që i faturon SPAK të dyshuarve është edhe “shkatërrimi me eksploziv” i një lokali në pronësi të Rigles Rajkut dhe të atit në zonën e Currilave në Durrës, ngjarje e ndodhur në 8 qershor 2022.
Për eksplozivin e vendosur 4 vjet më parë në lokalin në pronësi të reperit dhe të atit, SPAK akuzon të penduarin e drejtësisë, ArtanTafani dhe të pandehurit Lulëzim Spahia e Erisiano Abedini.
Për Noizyn do të përsëritet fletëthirrja. Ndërkohë, për seancën e 28 majit, do të njoftohen edhe disa dëshmitarë të tjerë përfshi Kleviol Ahmetin, reperi i njohur si “Cllevio”.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
Nga Fitim Zekthi
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Nga Ditmir Bushati
Republika e Hajdutëve!
Nga Gjergji Nika
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
Nga Edison Ypi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
