BE investon 11 milionë euro, Mirdita mes bashkive të përzgjedhura për programin e ri evropian

Si një nga bashkitë e përzgjedhura, Mirdita u bë pjesë e lançimit të fazës së dytë të programit “BE për Bashkitë” (EU4Municipalities), një nismë me vlerë 11 milionë euro që synon forcimin e qeverisjes vendore dhe përmirësimin e shërbimeve publike në Shqipëri.
Programi fokusohet në zhvillimin ekonomik lokal dhe përafrimin e bashkive me standardet evropiane.
Në kuadër të Javës së Evropës 2026, në Bashkinë Mirditë u zhvillua aktiviteti rajonal për prezantimin e kësaj faze të re të programit, ku morën pjesë përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, institucione qendrore e vendore, partnerë ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë.
Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, e cilësoi Javën e Evropës si një moment të rëndësishëm reflektimi mbi rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe partneritetin me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se mbështetja e BE-së ka sjellë përmirësime konkrete në infrastrukturë, shërbime publike dhe në përafrimin e standardeve vendore me ato evropiane.
Drejtorja e Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Ritva Heikkinen, prezantoi fazën e re të programit, duke theksuar se nga totali prej 11 milionë eurosh, 6.5 milionë euro do të shpërndahen në formë grantesh për bashkitë shqiptare. Ajo nënvizoi se programi synon rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, forcimin e transparencës dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal.
Gjatë aktivitetit u theksuan sfidat kryesore të Bashkisë Mirditë, përfshirë emigracionin, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën dhe mundësitë për të rinjtë, duke vënë në dukje nevojën për bashkëpunim të ngushtë mes pushtetit vendor, institucioneve qendrore dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Në përmbyllje u vlerësua edhe kontributi shumëvjeçar i partnerëve ndërkombëtarë në zhvillimin e zonës, përfshirë Austrinë, Japoninë, Italinë, UNDP-në dhe organizata të tjera, si dhe angazhimi në projekte sociale dhe zhvillimore në Mirditë
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128