“Qesh mirë kush qesh i fundit Rame”, Basha ironizon deklaratat e Ramës për largimin e amerikanëve nga SPAK: Shqipëria meriton dhe do të ketë drejtësi

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video ironizuese me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili thoshte se “Amerika i tërhoqi ushtarët që i kishte sjell për të ndihmuar e për të mbështetur SPAK-un”.
Në videon e postuar, Basha ka rikthyer deklaratat e tij kur e paralajmëronte “Ramën që ndryshimi i administratës në Uashington nuk do të ndryshonte prioritetet për Shqipërinë”. Fakt ky që u vërtetua me rikthimin e ekspertëve të OPDAT në SPAK dhe atyre të FBI në BKH.
Ai gjithashtu risjell në vëmendje edhe mesazhet që mori nga përfaqësuesit e lartë të administratës së Trump gjatë vizitës së fundit në SHBA, të cilët thanë se “gabohen rëndë ata që e keqlexojnë, heshtjen e periudhës së tranzicionit, për tërheqjen tonë me objektivat tanë në raport me Shqipërinë, që janë lufta kundër korrupsionit dhe mbështetja e avancimit të reformës në drejtësi”.
Basha e mbyll videon me mesazhin nga replikat me kryeministrin ku i thotë se “aty e ke Amerikën Rame, vazhdojnë hetimet”, ndërsa shprehet se Shqipëria meriton drejtësi dhe do të ketë drejtësi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

