Protestë të dhunshme më 22 dhjetor?/ Berisha: Jemi parti paqësore, nuk thashë që deputetët do futen në grevë urie...opsionet e hapura

19 Dhjetor 2025, 13:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Protestë të dhunshme më 22 dhjetor?/ Berisha: Jemi parti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse protesta kombëtare, e thirrur më 22 Dhjetor para kryeministrisë, do të jetë e dhunshme.

Nga selia blu, kreu i qeverisë theksoi se PD është forcë paqësore dhe se edhe diktaturën më të dhunshme kanë arritur që ta rrëzojnë në mënyrë paqësore.

I pyetur për grevë, Berisha tha se “janë të gjitha opsionet e hapura”.

“Ne jemi forcë politike paqësore. Ne diktaturën më të dhunshme të kohërave e kemi përmbushur në mënyrë paqësore. Ka revolta paqësore. Nuk thashë se do të hyjnë në grevë deputetët, por janë të gjitha opsionet e hapura. Me Ramën, Shqipëria është në greminë. Të largohet Rama. Luftë thoshte zëdhënësi i Ramës. “, tha Berisha.

 

Po ndodh...

ide