Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari nga Tepelena

19 Dhjetor 2025, 11:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari nga

Policia greke ka goditur një grup kriminal të trafikut të drogës në Athinë, duke arrestuar katër persona, mes tyre edhe këngëtarin shqiptar nga Tepelena, Kostandinos Jorgji, i njohur me emrin artistik “For3al”.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e 16 dhjetorit nga Nëndrejtoria e Narkotikëve, ndërsa të arrestuarit akuzohen për posedim dhe trafikim lëndësh narkotike.

Sipas hetimeve, grupi ishte i mirëorganizuar dhe kishte role të ndara, duke tregtuar marijuanë dhe hashash çokollatë me vlerë mbi 95 mijë euro.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan sasi të mëdha droge, para cash, automjete dhe pajisje të tjera, ndërsa të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë kompetente.

 

Po ndodh...

ide