Debate tek “Etika”, demokratët duan që mbledhja të jetë me dyer të hapura

Në Kuvend është mbledhur Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për të përjashtuar deputetët e PD-së.
Përfaqësuesit e opozitës kërkojnë që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, ndërkohë që është shtyrë për ditën e martë.
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, i cili është mes ligjvënësve që PS ka kërkuar përjashtim nga seancat e Kuvendit, pohoi se masa për përjashtim është e padrejtë.
“Do të duhet që mbledhja të jetë e hapur. Po kërkoni të përjashtoni 29 deputetë të opozitës pa të drejtë. Kërkoj që të na vini në dispozicion provat dhe që ato të jenë publike.”, tha ai.
Kujtojmë që Grupi i PS me një kërkesë drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ka kërkuar marrjen e masave disiplinore ndaj 29 deputetëve të Partisë Demokratike.
Sipas kërkesës së PS, seanca plenare u shoqërua me akte dhune, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokimin e foltores dhe zhvillimit normal të punimeve parlamentare.
Grupi Parlamentar i PS thekson se, bazuar në pamjet filmike dhe provat e administruara, këto veprime përbëjnë shkelje të rënda të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit.
Deputetët për të cilët kërkohen masa disiplinore:
Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)
7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)
Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)
3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)
Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
