Protesta qytetare para Kryeministrisë, Qafoku: Opozita mbeti pa punë!

Gazetari Roland Qafoku duke komentuar protestat e fundit qytetare para Kryeministrisë, thekson se në një farë mënyre ato e kanë bërë opozitën të duket e papunë.
Sipas Qafokut, protestat tregojnë që problemi s'ka qenë se qytetarët nuk ngrihen, por nuk janë frymëzuar deri më tani nga PD.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, gazetari shtron ndër të tjera pyetjen: A është shqetësuar qeverisja nga kjo protestë?
“Për ironi të kësaj çfarë po ndodh PS në Pallatin e Kongresit po bën festimet e 35-vjetorit, ku Rama u është përgjigjur edhe protestuesve, që sa të jem unë s’ka kthim pas. Në PS në dukje s’ka ndonjë shqetësim. Por nga ana tjetër vlen për t’u theksuar që a është shqetësuar qeverisja nga kjo protestë? Ajo që është e dukshme në radhë të parë, është që duket sikur opozita ka dalë pa punë. Sepse i ra kauza që ky popull s’del, nuk proteston. Nuk e ka motivuar popullin që të protestojë opozita. E ka vënë në vështirësi qeverisjen që çke me të. Ka një kakofoni në protestë dhe nëse s’do ketë organizim s’ka për të pasur krye. Bukuria e kësaj proteste ishte që s’kishte molotov, fishekzjarrë, që ishin një tmerr”, shprehet Qafoku.
Po ndodh...
ide
Protesta kundër një elite pa moral
Protestat nuk prodhojnë liderë
Zombit përballë Gen Z!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128