1500 euro për një certifikatë pronësie! Pas shumë refuzimesh, paratë zgjidhin ngërçin

Emisioni “Stop” këtë të martë, më 2 qershor, trajton rastin e një qytetari nga Përmeti, i cili denoncon, se prej vitesh nuk ka mundur të pajiset me certifikatën e pronësisë për objektin e tij, pavarësisht disa aplikimeve pranë institucioneve përgjegjëse.
“Kam një shtëpi, një objekt në qendër të Përmetit, me truall 330 metro katrorë, nga të cilat, i kam dhuruar vëllait tim 130 metro katrorë edhe 200 metro katrorë janë të miat. Kam bërë rreth 4-5 herë aplikime. Kam bërë në Tiranë, kam bërë dhe në Gjirokastër. Të gjitha herët negative kanë ardhur përgjigjet.
Dokumentacioni im ka qenë shumë i saktë, shumë i rregullt. Në 2016 më ka ardhur një përgjigje, që unë nuk kam bërë asnjë interesim, asnjë aplikim, asnjë gjë. Mua më ka ardhur një përgjigje negative. Atëherë, kush i lëvizi këto dokumenta? Unë kam 186 metro katrorë. Truall, shtëpi. Tani më thotë mua ai, 77 metro të njoh thotë, se ka futur një dokument fallco dhe unë fallcon e kam aty. Tani ju drejtohem juve, për arsye, sepse kërkoj ndihmën tuaj, që të më zgjidhet ky problem.”
Sipas tij, të gjitha kërkesat janë refuzuar, ndërsa pretendon, se i vëllai ka arritur ta sigurojë dokumentin, pasi ka paguar 1500 euro.
Në bisedat e regjistruara, përmendet shuma prej 1500 eurosh, si kusht për zgjidhjen e problemit, ndërsa në komunikime të tjera flitet për pritjen e dokumenteve dhe për procedurat, që po ndiqeshin.
Denoncuesi shprehet i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar, me qëllim, që të marrë certifikatën e pronësisë, duke lënë të kuptohet, se pa pagesë procesi, nuk po realizohej.
Ai takoi personin e duhur, Enea Kushe, përgjegjës i sektorit juridik në bashkinë Përmet, që më parë kishte qenë ish-përgjegjës i ASHK Përmet.
Ky i fundit pasi mori shumën prej 1500 eurosh, në pak ditë arriti të nxirrte certifikatën e pronësisë.
Episodi 1: Takimi me Enea Kushen, përgjegjës i sektorit juridik Bashkia Përmet
Enea Kushe: Mirë! Mirë juve?
Denoncuesi: Si jeni? Si kaloni?
Enea Kushe: Kushe! S’duhet të jemi shumë tani kshu, të bashkisë, se na shofin!
Denoncuesi: Juve çfarë ashtu, keni këtu?
Enea Kushe: Unë Përgjegjës sektori juridik.
Denoncuesi: Ah, ah! Do ulemi këtu? Dëgjo tani! Si është puna tani? Ja më llafos pak tani, të futemi në temë tani!
Enea Kushe: Po për shtëpitë!
Denoncuesi: Unë dua t’i heq qafe tani, se jam talaparisur, jam bërë…
Enea Kushe: Shtëpitë nuk t’i merr njeri edhe nuk të ka ngrënë kush 1 centimetër.
Enea Kushe: Problemi është, që atyre, kur është bërë regjistrimi, Përmetit në 2016-ën ka ardhur një grup nga Tirana dhe ka gjetur mangësira në dokumentacion dhe kanë vendosur ca urdhra kufizimi.
Enea Kushe: Kjo është një nga arsyet, që nuk pajisesh me çertifikatë pronësie.
Denoncuesi: Tani ti, çfarë ashtu kërkon, tani ti? Ça ashtu?
Enea Kushe: Jo mo, jo! Unë nuk hë, unë thjesht të të bëj ndërmjetësin, të flas në Gjiroakstër, se nuk ka më këtu.
Denoncuesi: Po mirë! Dakord! Ç’kërkojnë ata tani? Sa kërkojnë?
Enea Kushe: Po të flasim o, të flasim!
Denoncuesi: Ore pa merak, fol, mos ki ashtu tani, se unë dua t’i heq qafe, t’i mbyll këto gjëra tani! Më kupto tani, nuk…
Enea Kushe: Xh… të ka thënë, sa i kanë marrë për vete.
Denoncuesi: Hë? 1500 evro? 1500 evro. Në regull! T’i bëjmë. Të vete dhe unë të tërheq ato lekët 1500 evro, që të t’i jap dhe të mbarojmë punë! T’i heq qafe dhe unë, se boll jam lodhur! Tani, sido, që të jetë puna, do vijë kunati, të të…
Enea Kushe: Po mirë, hë mirë!
Denoncuesi: Kupton apo jo? Pa merak fare! Të tëra gjërat do jenë kështu! Ok! Ti tani, me kë lidhesh atje? Lidhesh me ata të Gjirokastrës?
Enea Kushe: Andej i kaloj, Përmetit, ajo është. Lekët mos m’i kep mua lekët, lërja kujt, do ia lësh!
Enea Kushe: Kur të bëhet puna, nuk të ashtuja… Unë do ta bëj bisedë, siç e kam bërë për Xhxxxx, do ta bëj për ty edhe domethënë, që më japin garanci. Në qoftë se…
Denoncuesi: Që të tërheq lekët unë, 1500 evro, të t’i jap!
Enea Kushe: Në qoftë se nuk shkoj deri në fund, po që nuk besoj do… lekët i ke te ai… Si janë bërë gjërat, s’ke…
Enea Kushe: Në Gjirokastër është vështirë, nuk e di a ke vajt.
Denoncuesi: Nuk u…, kam aplikuar njëherë, nja 3 herë kam aplikuar në Gjirokastër. Të treja herët m’i kanë anulluar.
Enea Kushe: Ja oreksi për kshu është…
Denoncuesi: Për lekë! (Qeshin) Po dihet ajo, eh…, duan para.
Denoncuesi: A je mirë? Ç’kemi? Si ke qenë? Tani, çfarë u bë, tani? Bëre gjë?
Enea Kushe: Po tani, po të pres ty una.
Denoncuesi: Një njeri do vijë me se s’bën, të t’i sjelli.
Enea Kushe: Duhet sa më shpejt them, se unë e diskutova andej dhe jemi në pritje. E kupton? Janë në pritje.
Denoncuesi: E po më thuaj ti. kur të kur të vijmë. që të ashtu. Dua ta di unë!
Enea Kushe: Sa më shpejt, sa më shpejt, aq më mirë! Po kshu, po thjesht sa më shpejt, se e kam biseduar edhe janë në pritje! E kupton? Edhe më duket kështu, sikur i mashtroj, sikur i gënjej.
Denoncuesi: Po jo re, ja nesër për shembull, pasnesër! Më thuaj, erdha unë aty!
Enea Kushe: Nesër s’jam unë, se jam në Tiranë, po pasnesër do jem këtuja!
Denoncuesi: Atëherë për pasnesër ta lëmë!
Episodi 3: Dhënia e 1500 eurove
Qytetari: Ulu! Si të venë punët?
Enea Kushe: Po Mirë! Shtyhemi!
Qytetari: Mua më tha ai, të të jap 1500 euro për çertifikatën e shtëpisë, më tha mua ai. Ai më tha mua, që do ta merrja sot, po…
Enea Kushe: Hë, po jo! Jo! Se ai e di…
Qytetari: Ku e di unë, se si funksionon, apo ai…
Qytetari: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15! Merri, shikoji edhe njëherë vetë ti vlla! (jepen 1500 euro)
(Numëron lekët poshtë tavolinës)
Qytetari: Mua kaq më tha, të të jepja tani.
Qytetari: Më thanë “ik çoja dhe prit aty, sa të marrësh çertifikatën, më thanë”.
Enea Kushe: Jo mo, ç’ke ti. Do ia nis unë, mos ki merak fare! Këto i punon Gjirokastra. Ata nuk të vazhdojnë pa… (Qesh)
Qytetari: Shkurt muhabetit. Ok! Dakord!
Enea Kushe: Do flasësh me djalin thuaj dhe besoj nga java tjetër, brenda javës tjetër, e ka të mbyllur. Unë do ia nis dhe atija, thjesht t’i shkarkojë ai, t’i printojë, se i vijnë në e-albania atij.
Qytetari: Hë, kshu e thjeshtë del ajo.
Enea Kushe: Po më po, me vulë elektronike dhe me firmë elektronike.
Qytetari: Nuk del ai kartoni i madh?
Enea Kushe: Është me vulë dhe me firmë elektronike.
Enea Kushe: Kështu është e reja. Ore mund të mbyllet edhe që nesër e zëmë, por fati më ashtu, që mund të verë për shembull të hënë, të martën tjetër. Unë kam qenë në kadastrën Përmet, por kur u mbyll Përmeti, kaloi në Gjirokastër. Tani kam kaluar në bashki, jam aty. Te sektori juridik në bashki.
Enea Kushe: Të mora edhe dje dhe sot.
Enea Kushe: T’i kam nisur këtu në mesenxher, ore.
Denoncuesi: Hë, në mesenxher janë?
Enea Kushe: Eh, pa shiko njëherë, i hap dot, se si dokumenta, kshu, klikoje atje, ose po ke ndonjë djalë të ri, të ndihmojë..!
Enea Kushe: Edhe shkarkoji, printoji!
Enea Kushe: Ja, shikoji njëherë e më thuaj, po ke ndonjë gjë!
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
Ti vetëm ik!
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128