E papritur për Xhaka & Co., lideri i Zvicrës nuk lejohet të udhëtojë drejt SHBA për Botërorin dhe e lënë në aeroport

Pjesëmarrja në Botërorin e këtij viti në SHBA po rezulton problematike jo vetëm për tifozët, por edhe për skuadrat që janë pjesë e aktivitetit. Afrika e Jugut për shembull nuk ka siguruar ende vizat për udhëtimin drejt SHBA, ndërsa me një situatë të pazakontë u përball edhe Zvicra e Xhakës.
Ekipi do të nisej në drekë nga aeroporti i Zyrihut dhe të gjithë po bëheshin gati të kalonin rregullisht. Por pikërisht në pikën doganore është bërë e ditur se një nga liderët e skuadrës, sulmuesi Brel Embolo, kishte probleme me dokumentacionin e tij si pasojë e një dënimi që ka marrë nga gjykatat zvicerane për një zënkë në vitin 2018.
Kësisoj, delegacioni u detyrua të nisej pa Embolo, ndërsa lejekalimi i tij elektronik për në SHBA, është ”në verifikim” për momentin. Sulmuesi ka qëndruar në Zyrih në pritje të hapjes së dritës së gjelbër, që të udhëtojë drejt SHBA dhe të bashkohet me ekipin.
Gjëja interesante është se Embolo udhëtoi një vit më parë drejt SHBA për miqësore, duke luajtur ndeshjet ndaj Meksikës dhe SHBA të fituara përkatësisht 4-2 dhe 4-0, ku ai ishte mes golashënuesve. Ai është padyshim një nga liderët e kësaj skuadre dhe një nga emrat kryesorë në sulmin e helvetëve.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
Ti vetëm ik!
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128