'Ëndërrove bir, të ishe shpend mali'/ Vaji i nënave me të zeza, mesazhi i protestës

6 Dhjetor 2022, 14:14 / POLITIKË ALFA PRESS

'Ëndërrove bir, të ishe shpend mali'/ Vaji i

“Kortezhi i dhimbjes shqiptare” ka qenë njw moment emocionues i protestës së sotme të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mesazhi i interpretuar me tinguj vaji i nënave të veshura me të zeza për bijtë e tyre të humbur larg.

“Ju lutem, sot ndërpriteni këngën! Kënga do të këndohet live!” - thirri në podium, solistja kryesore, për të nisur me vargjet: “Ëndërrove bir, të ishe shpend mali…!

Ky lloj mesazhi për plagën e emigracionit, të rihapur vitet e fundit, erdhi si risi në këtë revoltë popullore, pas gomones që u shfaq për herë të parë në protestën e fundit të opozitës, simbol i ikjes së shqiptarëve nga vendi i tyre.

Oooooh ëndërrove bir, të ishe shpend mali …

♫ T’i prenë krahët bir, o bir, ende pa rritur ohooo...

♫ U përpoqa t’i bir, si bënë nëna për djalin….

♫ Më dogje o bir, nuk di si ngryset ohooo, oooooo….

♫ Ka shumë kohë, o bir, pa të parë, e të pa ndier….

♫ Tretu, tretu bir, si tretet nëna…."

'Ëndërrove bir, të ishe shpend mali'/ Vaji i 'Ëndërrove bir, të ishe shpend mali'/ Vaji i 

 

Po ndodh...