"Mos po glorifikoni varfërinë dhe e ktheni në virtyt?!"/ Arlind Qori: Duam t'i nxjerrim të varfërit nga varfëria!

Arlind Qori dhe Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë, ishin të ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku folën për programin e partisë, propozimet e tyre, por edhe për disa dilema që shtrohen lidhur me qëndrimet e forta që ata kanë, veçanërisht për oligarkët dhe të pasurit.
Ylli Rakipi: Ndonjëherë duket sikur ju e glorifikoni varfërinë dhe e ktheni në virtyt. Të varfërit janë të mirë dhe të ndershëm, të pasurit janë hajdutë dhe të pashpirtë… A ka një ndarje të tillë bardh e zi?
Arlind Qori: Të varfërit janë viktima të padrejtësisë shoqërore. Mes tyre ka edhe njerëz të tjetërsuar, që varfëria i shtyn në krim. Nuk themi që i varfëri është i mirë dhe i pasuri i keq.
Ylli Rakipi: Ndonjëherë na duket sikur doni që të vlerësojmë varfërinë, apo doni që njerëzit të pasurohen?
Arlind Qori: Puna është që i varfëri të mos jetë më i varfër.
Redi Muçi: Problemi që ka Shqipëria, është ngritur modeli që idealizohet nga të rinjtë, i pasanikur, gangsterit, që del me makinë luksoze.
Ola Xama: Këto janë modele sociale që nuk i lufton politika.
Redi Muçi: Është modeli i pasanikut që e nxjerr revista Forbes dhe nuk thuhet se ky pasanik e ka vënë me minierin e kromit pasurinë e madhë, kur renta minerare u bë zero dhe kromi…
Ola Xama: Merrte televizorë fillimisht.
Redi Muçi: Kur u bë miliarder. Këto nuk përmenden askund. Madje bëhen kronika televizive. Modeli që ne sfidojme dhe duam të japim, themi se jemi në anën e grupimeve sociale të nëpërkëmbura.
Ola Xama: Sa para duhet të ketë dikush që të quhet i pasur?
Arlind Qori: Këtë përgjigje nuk e jep askush dot, ka shumë mënyra llogaritje.
Ka gazetarë të afirmuar që identifikohen me Lëvizjen Bashkë dhe e kanë shprehur votën. Shtrohet pyetja, pse mes gazetarëve të shquar dhe mirëpaguar, janë dy që votojnë për ne? Po të pyesim kameramanët, do të jenë më shumë se dy. Unë i vlerësoj ata që janë të mirëpaguar dhe shkojnë edhe kundër interesit të tyre imediat, sepse me Lëvizjen Bashkë paguajnë më shumë taksa. Por kujt i intereson që Shqipëria të transformohet? Sa më i varfër të jesh aq më shumë ke interes që gjërat të ndryshojmë. Prandaj identifikohemi më shumë me ta.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


