U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll para një jave, ndërron jetë 20-vjeçari
13 Mars 2026, 10:07 / AKTUALITET

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 20-vjeçari Kristjan Kola, i cili u aksidentua më 6 mars në aksin Rrile-Shënkoll.I riu, nga fshati Tale nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra nga aksidenti.
Automjeti me të cilin ai po udhëtonte u përplas fillimisht me një makinë tjetër dhe më pas doli nga rruga duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi.
Si pasojë e plagëve të marra, 20-vjeçari u transportua për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
