Dubai goditet nga mbetjet e raketave, Irani kërcënon se do të godasë objektivat ekonomike

13 Mars 2026, 09:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dubai goditet nga mbetjet e raketave, Irani kërcënon se do të

Një ndërtesë në qendër të Dubait është goditur nga mbetjet e një rakete të shkatërruar, pas disa shpërthimeve që tronditën zonën financiare të qytetit. Lajmi u konfirmua nga zyra e shtypit e autoriteteve lokale.

Sipas autoriteteve, mbetjet e një rakete të shkatërruar nga mbrojtja ajrore shkaktuan një incident të vogël në fasadën e një ndërtese në qendër të qytetit. Ata theksuan se nuk janë raportuar persona të lënduar.

“Autoritetet kanë konfirmuar se mbetjet e një interceptimi të suksesshëm shkaktuan një incident të vogël në fasadën e një ndërtese në qendër të Dubait”, thuhet në deklaratën e publikuar në rrjetin social X nga zyra e shtypit.

Një korrespondent i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) raportoi se në ndërtesë e dëgjua një shpërthim i fuqishëm. Një kolonë e dendur tymi ishte gjithashtu e dukshme në mëngjes mbi qytetin.

Incidenti i sotëm vjen një ditë pasi një dron u rrëzua pranë qendrës ekonomike të Dubait. Irani ka kërcënuar se do të godasë objektiva ekonomike, duke detyruar disa kompani të evakuojnë stafin e tyre nga zona.

Sipas autoriteteve të Emiratet e Bashkuara Arabe, sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kanë interceptuar më shumë se 1.500 dronë iranianë dhe rreth 300 raketa që nga fillimi i luftës në rajon.

Ndër objektivat e sulmeve kanë qenë edhe infrastruktura kryesore e qytetit, përfshirë Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, si dhe zona të njohura turistike dhe rezidenciale si Palm Jumeirah dhe hoteli luksoz Burj Al Arab.

Po ndodh...