Masat e sigurisë ndaj Ballukut/ Berisha: Nuk më besohej që Rama do lëshonte dhe poshtëronte Ballukun!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për masat e sigurisë ndaj ministrit të Mbrojtjes, Belinda Balluku.
Me një reagim në Facebook, kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi largimin e saj ‘kronikë të një ngjarjeje të paralajmëruar’, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se kishte zgjedhur ‘formën më poshtëruese’ për t’u distancuar nga bashkëpunëtorja e tij.
‘Lubia iku siç ishte! Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar! Miq, disa ditë më parë dëgjova se nga prokuroria do kërkohej dhe do vendosej pezullimi nga detyra i Lubi Ballukut. Ky lajm më duk thashethem dhe nuk e besova,’ shkruan Berisha, duke shtuar se dyshimet e tij u shtuan pas deklaratës së Ramës ndaj Belinda Ballukut gjatë seancës në Kuvend: ‘duaje fatin tënd’.
Reagimi i plotë i kreut të PD, Sali Berisha:
Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar!
Miq, disa ditë më parë dëgjova se nga prokuroria do kërkohej dhe do vendosej pezullimi nga detyra i Lubi Ballukut. Ky lajm më duk thashethem dhe nuk e besova. Madje nuk e besova edhe pasi Rama në fjalën e tij i thoshte Belindës ‘duaje fatin tënd’, mbasi territorët e drejtësisë janë të ndara me territorët e PS. Pas kësaj deklarate që Rama e bëri vetëm për Lubinë, nuk kisha më asnjë dyshim se ai tashmë donte të shpëtonte sa më shpejt prej saj, mbasi ai dhe Lubia ngjisnin si: ‘keni parë s’keni parë, shkon një i vdekur me të gjallë.’
Por ndonëse e di se Edi Rama në të gjithë qenien e tij çnjerëzore, nuk besoj se do zgjidhte formën më poshtëruese për të larë hesapet me njeriun që prej 25 viteve kishte ndarë çdo gëzim dhe hidhërim dhe që e kishte bashkëpunëtore luajale në çdo vjedhje. E vërteta është se dokumenta të pakundërshtueshme tregojnë se nuk ishte ai që hante fiq dhe kumbulla pas shpinës së Lubisë.
Me të drejtë pyetja: pse Rama nuk i kërkoi Lubisë dorëheqjen, që do t’i jepte edhe ndonjë pikë? Pse ai nuk e shkarkoi siç i takonte, në rast se refuzonte dorëheqjen, por zgjodhi trajtimin e saj sikur të ishte magazinierja e Këshillit të Ministrave?
Përgjigjja është vetëm një: atij nuk ia mbante! Nuk ia mbante sepse në dy aferat e mëdha, tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës, iniciator e vendimmarrës i vërtetë është Rama dhe jo Lubia.
Por a shpëtoi Rama me këtë akt makbethian ndaj bashkëpunëtores së tij më të afërt? Jo dhe jo!
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
