Marshimi i PD/ Ministrja e Brendshme e quan provokim, ironizon Berishën: Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave!

28 Shkurt 2026, 21:11 / POLITIKË ALFA PRESS
Marshimi i PD/ Ministrja e Brendshme e quan provokim, ironizon Berishën:

Marshimin e opozitës, ministrja e Brendshme në detyrë, Albana Koçiu e quan provokim. Në një reagim zyrtar, Koçiu thotë se të shkosh me molotov në Drejtorinë e Policisë është një dëshirë e ethshme për përshkallëzim.

Po ashtu, Koçiu ironizon edhe kreun e PD-së, Sali Berisha, duke e quajtur atë “Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës”.

Ky zjarr – thotë ajo- ‘nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë’

“Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës.

Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë.

Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish.

Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet”, thuhet ne reagimin e ministres së Brendshme në detyrë.

Po ndodh...

ide