Rezidenca e Khameneit në Teheran u godit me 30 bomba

Sulmet e Izraelit në Iran gjatë mëngjesit të sotëm synuan rreth 30 udhëheqës kyç të regjimit dhe komandantë të lartë ushtarakë, me në krye Udhëheqësin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Sipas burimeve izraelite, Khamenei mund të jetë vrarë – një rast i mundshëm i parë ku Izraeli ka tentuar të eliminojë drejtpërdrejt kreun e një shteti sovran.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte shumë shenja që tregonin se udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, “nuk është më me ne”, pa konfirmuar në mënyrë të qartë vdekjen e tij.
Netanyahu gjithashtu tha se kompleksi i Khameneit ishte shkatërruar, dhe se komandantë të Gardës Revolucionare dhe zyrtarë të lartë bërthamorë ishin shkatërruar.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Khamenei është gjallë “sipas asaj që di”.
Një raport i pa-cituar nga Channel 12 thotë se, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë hedhur rreth 30 bomba mbi kompleksin e Khamenei-t.
Ai ndodhej nën tokë gjatë sulmit, por jo në bunkerët më të thellë që vetëm bombat amerikane mund ta kishin depërtuar. Raporti gjithashtu pretendon se sekretari i tij ushtarak dhe disa anëtarë të familjes së Khamenei-t janë vrarë. Pamjet satelitore tregojnë se kompleksi është shkatërruar pothuajse tërësisht.
Raportohet gjithashtu se Mojtaba Khamenei, i biri i Khamenei-t dhe kandidati i pritshëm për të pasuar të atin, mund të jetë vrarë.
Sulmet shënjestruan gjithashtu komandantin e Gardës Revolucionare Islamike, Gjeneralin Mohammad Pakpour, ministrin e Mbrojtjes Aziz Nasirzadeh, presidentin Masoud Pezeshkian dhe shefat kryesorë të Inteligjencës.
Gjithashtu u synuan dhe figura të tjera kyçe, përfshirë shefin e Ushtrisë Sayyid Abdolrahim Mousavi, një kandidat i mundshëm për pasimin e Khamenei-t, Ali Larijani, si dhe ish-shefin e Marinës së IRGC-së, Ali Shamkhani, të cilët, sipas raporteve të pakonfirmuara, mund të jenë vrarë.
U synuan gjithashtu Esmail Qaani, kreu i forcës al-Quds të IRGC-së dhe Majid Mousavi, shefi i Forcës Ajrore të IRGC-së që mbikëqyr sulmet balistike të Iranit.
Sipas Channel 12, në total u synuan rreth 30 udhëheqës dhe komandantë kyç të regjimit iranian në një sulm që zgjati vetëm disa sekonda, duke përfshirë goditje masive në kompleksin e Khamenei-t.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Pse njerëzit e mirë nuk qëndrojnë në politikën shqiptare?
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128