Shoferi 23-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin në Durrës

28 Shkurt 2026, 22:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shoferi 23-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin

Mbrëmjen e sotme një aksident është regjistruar në Durrës, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, ku një automjet i drejtuar nga 23-vjeçari S.N. ka përplasur shtetasin me iniciale D.T., i cili po lëvizte në këmbë.

I moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, ndërsa i riu është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...

ide