Partizani tregon forcën dhe fiton ndaj Egnatias, barazon Elbasani

28 Shkurt 2026, 18:58 / SPORT ALFA PRESS

Partizani tregon forcën dhe fiton ndaj Egnatias, barazon Elbasani

Pasditen e të shtunës u luajtën ndeshjet e radhës së Superiores. Partizani mposhti 2-0 Egnatian në “Arenën e Demave”. Murataj dhe Sidibe vendosën sfidën, me golat e realizuar në minutën e tetë dhe 14-të.

Rrogozhinasit e mbyllën takimin me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Aleksit 20 minuta nga fundi.

Ekipi i Kërnajës është në vendin e pestë me 39 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të katërt. Në ndeshjen tjetër, barazim 1-1 mes Bylis dhe Elbasanit.

Po ndodh...

ide