Sulmi ndaj Iranit, Netanyahu zhvillon bisedë telefonike me Trump

28 Shkurt 2026, 18:27 / BOTA ALFA PRESS

Sulmi ndaj Iranit, Netanyahu zhvillon bisedë telefonike me Trump

Pas sulmit ndaj Iranit, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ditën e sotme ka bërë një bisedë telefonike me një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump.

Lajmin e ka dhënë zyra e kryeministrit të Izraelit, e cila publikoi në rrjetet sociale një foto të Netanyahut, teksa zhvillonte bisedën telefonike me Trump.

Por një detaj ka marrë vëmendjen e mediave, pasi në tavolinën e tij të punës, Netanyahu kishte vendosur librin “Aleatët në Luftë”.

Kujtojmë që nga mëngjesi i ditës së sotme, Izraeli nisi atë që e quajti një sulm "parandalues" kundër Iranit nën emrin "Zhurma e Luanit", duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme "të veçantë dhe të menjëhershme" në të gjithë vendin.

Trump më vonë tha se forcat e tij nisën “operacione të mëdha luftarake” në Iran që synonin “mbrojtjen e popullit amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian”.

Sulmet vijnë ndërsa bisedimet midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor të Iranit kishin vazhduar nën ndërmjetësimin e Omanit. Një raund i ri bisedimesh në Gjenevë përfundoi të enjten.

 

Po ndodh...

ide