"Korrupsion, pastrim parash dhe veprimtari kriminale"/ Në kulmin e protestës kundër Kastës hajdute, Balluku nuk i ndahet shoppingut të rrobave!

Në kulmin e protestës së madhe të qytetarëve në ditën e saj të 17, kundër politikanëve të korruptuar, ish-zëvendëskryeministria dhe deputetja e PS, bën shopping në një nga dyqanet e veshjeve në një Qendër Tregëtare afër Protestës. Shqiptarët janë ngritur në këmbë kundër qeverisë së korruptuar Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e saj, kurse emblema e korrupsionit të cilën kryeministri e mbrojti nga arrestimi i SPAK, vërtitet e lirë dhe u bën karshillëk shqiptarëve nëpër dyqane të firmve të njohura të veshjeve.

Së fundmi SPAK, njoftoi se ndaj Ballukut janë thelluar hetimet edhe për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.
Gjithashtu pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur nën sekuestro një Vilë në Himarë, e cila rezulton që të ketë si pronare indirekte Belinda Ballukun. Ndërkohë nga dita në ditë pritet që parlamentit ti kërkohet sërish heqja e imunitetit të Ballukut për ti hapur rrugë arrestimit të saj pas akuzave të rënda të për korrupsion, pastrimi parash dhe veprimtari kriminale. Nga ana tjetër nga protesta e madhe Edi Rama është paralajmëruar se nëde do ta mbrojë sërish Ballukun me forcën e kartonave, ky parlament i krimit dhe korrupsionit do të rrethohet nga qytetarët./Alfapress.al
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Koherenca qesharake e opozitës!
Rikthimi i demokracisë, kauza e madhe që zgjidh të tjerat
Paradoksi i Kohës: A i dha Koha të drejtë Yuri Kim-it?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128