Kaos dhe ulërima para kryeministrisë gjatë natës, Lapaj dëmtohet në kokë me një bombol gazi: Dhjetëra forca u sulën mbi ne

5 Janar 2026, 08:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Kaos dhe ulërima para kryeministrisë gjatë natës, Lapaj

Përplasjet mes protestuesve të “Shqipëria Bëhet” dhe efektivëve të policisë, janë përshkallëzuar akoma më shumë edhe pas tubimit.

Efektivë të policisë, pasi hoqën çadrën e ndërtuar nga aktivistët gjatë ditës, kanë shkuar përsëri dhe kanë çmontuar me forcë “tendën” provizore që kishin ngritur aktivistët. 

Gjatë përplasjeve ëshjtë krijuar rrëmujë në sheshin para klryeministrisë, teksa Lapaj shfaqet i shtrirë në tokë pa ndjenja. Raportohet se Lapajt i ka rënë në kokë bombola e gazit, dhe për këtë arsye është dërguar në spitalin Ushtarak për mjekim të specializuar.

Aktivistët dëgjohet të rthërrasin “thërrisni ambulacën”, “o burra të këqinj” drejtuar policëve. Ata po ashtu thanë se disa protestues që ishin para kryeministrisë janë shoqëruar nga policia. 

Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në Facebook pas incidentit që ndodhi ditën e djeshme në mesnatë teksa protestonte bashkë me mbështetësit e tij para Kryeministrisë.

“Edi Rama të bëj përgjegjës ty!

Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur.

Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi.

I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve!”, shkruan Lapaj

 

Po ndodh...