Ka deklaruar "Kosova djep i Sërbisë"/ Muftiu i Beogradit në një linjë me Ramën për "Shtetin Bektashi": E bën për panshqiptarizmin!
Presidenti i Asamblesë Supreme të Islamistëve të Serbisë, muftiu i Beogradit Muhamed Jusufspahiç, ka komentuar ndaj planit të Edi Ramës, për krijimin e "Shtetit bektashi", duke qenë në një "linjë" me synimet që shpalosur deri tani kryeministri shqiptar. Sipas tij qëllimi i Ramës është nacionalist dhe kërkon që të promovojë "panshqiptarizmin". Jusufspahiç i cili aktualisht është edhe ambasador i Serbisë në Arabinë Saudite, thotë se bektashinjtë nuk janë myslimanë, dhe këtë e dëshmon mënyra e tyre të jetesës. Ata janë një sket, sipas tij, të themeluar në Turqinë e viteve 1300 dhe besojnë te Aliu, kushëriri i Profetit Muhamed.
Ai ka thënë se nuk e di numrin e saktë të bektashinjve, por beson se në rajon, ata shkojnë te mbi 1 milionë.
Ai këmbëngul te qëllimet "patriotike të kryeministrit Rama, duke theksuar se e bën këtë për të forcuar “pan-shqiptarizmin”. Jusufspahic thotë se shtetet nuk kanë për ta njohur këtë minishtet të bektashinjve, por shton se “gjithçka mund të ndodhë”, sidomos në këtë kohë kur vendet arabe po tregojnë më shumë mbështetje për myslimanët, nisur edhe nga vuajtjet që po kalojnë palestinezët në Gaza.
Kujtojmë se ky mufti njihet për deklaratat e tij ekstremiste. Ai më herët ka deklaruar se “Kosova është djep i Serbisë” dhe se “serbët nuk janë shtet gjenocidial”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
