Ish-student i Dhjetorit/ Demokratët e Degës 7 në Tiranë, zgjedhin për kryetar inxhinierin Gjovalin Syla

10 Maj 2026, 13:19 / POLITIKË ALFA PRESS
Ish-student i Dhjetorit/ Demokratët e Degës 7 në Tiranë,

Mbrëmjen e të shtunës, (9 Maj 2026), ka mbaruar procesi zgjedhor për kryetarin e Degës së PD në Njësinë Nr. 7 në Tiranë. 

Pas numërimit të votave, në garë me Redi Skënderin, rezultoi fitues inxhinieri Gjovalin Syla, ish-student i 8 Dhjetorit i cili i është bashkuar Partisë Demokratike që nē ditët e para të Themelimit. 

Gjovalin Syla njihet mes demokratëve të Njësisë Nr. 7, por edhe në gjithë kryeqytetin, si figurë antikonfliktuale dhe përbashkuese. Edhe në platformën që paraqiti para demokratëve kur në muajin prill u hap gara për kryetar, Syla, i mëshonte tejkalimit të periudhës përçarëse brenda PD dhe bashkimit për një qëllim tē vetëm; rikthimi i partisë si alternativē qeverisëse sa më shpejt.

"Secili prej nesh e ka ndjerë se kemi kaluar një periudhë përçarjeje që ka lënë gjurmë, por njëkohësisht na ka treguar sa shumë vlerë ka uniteti mes nesh. Kontributi juaj ndër vite është themeli i këtij organizimi dhe askush nuk duhet të ndihet i lënë mënjanë apo i pavlerësuar.

Sot nuk kemi nevojë për më shumë ndarje. Kemi nevojë për një frymë të re bashkimi, dialogu dhe respekti të ndërsjellë. Vizioni im është i qartë: të rikthejmë besimin mes nesh, të forcojmë bashkëpunimin dhe të krijojmë një klimë ku çdo anëtar dëgjohet, vlerësohet dhe përfshihet në vendimmarrje.

 Për ta bërë këtë të mundur, kam nevojë për mbështetjen dhe besimin tuaj", shkruante mes të tjerave Gjovalin Syla në platformën e tij për të udhëhequr demokratët e një nga zonave elektorale më të mëdha dhe të rëndësishme në kryeqytet.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide