Berisha e quajti “ambasador të Ramës”, reagon edhe Brukseli: BE dënon sulmet personale ndaj Gonzatos!

10 Maj 2026, 12:08 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha e quajti “ambasador të Ramës”, reagon edhe

Bashkimi Evropian ka reaguar pas deklaratave dhe sulmeve të Sali Berishës, ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Sipas një zëdhënësi të Komisioni Evropian, deklarata të tilla janë të papranueshme dhe BE i dënon ato me forcë.

Në reagim theksohet se ambasadori i Bashkimi Evropian në Shqipëri ka vepruar gjithmonë me profesionalizëm dhe integritet të plotë në detyrën e tij.

Po ashtu, Brukseli shpreh besim të plotë tek ambasadori dhe puna që ai po kryen, duke nënvizuar mbështetjen institucionale ndaj tij.

“Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”, thuhet në reagimin e plotë të një zëdhënësi të KE.

Reagimi i ambasadorëve të vendeve të BE të akredituar në Tiranë

Një deklaratë e ngjashme u shpërnda edhe nga ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Tiranë.

Në deklaratë thuhet se ambasadorët qëndrojnë të bashkuar ‘në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar’.

Kujtojmë që dje (9 maj) në Ditën e Europës, kreu i demokratëve, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Berisha e ka quajtur Gonzaton si “ambasadorin e Edi Ramës”, që sipas tij ka transmetuar informacione të pavërteta në Bruksel.

Berisha është shprehur si Gonzato është i unifikuar në qëndrime me qeverinë Rama, ndërkohë që nuk ka nguruar të akuzojë dhe paraardhësit e tij, të cilët i ka quajtur si të korruptuar.

“Kurse për sa i përket ambasadorit aktual, unë kam shprehur se ky sillet sikur të ishte ambasadori i Edi Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të vërtetuar, ka transmetuar në Bruksel trillime më të pavërteta ndaj opozitës. Sikur opozita nuk është për integrimin. Për të mos treguar edhe shumë të tjera. Dhe se kur diskutohet pse nuk iu hoq imuniteti Lubi Ballukut, shkëlqesia e tij, Gonzato, thotë se ky është interpretimi shqiptar i imunitetit”, tha nder te tjera Berisha.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide