Shpërthim me tritol në Laç! Lënda plasëse iu vendos një biznesi në një kompleks shërbimesh

10 Maj 2026, 10:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthim me tritol në Laç! Lënda plasëse iu vendos

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Laç.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku dyshohet se është përdorur tritol. Ende nuk dihen rrethanat e plota të shpërthimit, por raportohet se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale

Lënda plasëse është vendosur në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh

Forcat e policisë janë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e incidentit, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve dhe objektivit të sulmit.

“Rreth orës 03:00, në qytetin e Laçit, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide