“I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë'”/ Rama: Shqipëria gati të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve!

10 Maj 2026, 09:55 / POLITIKË ALFA PRESS

“I kemi bërë ‘detyrat e shtëpisë'”/

Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podcastit “Flasim” u shpreh se vend ynë është tashmë më pranë se kurrë anëtarësimit në BE.

Ai tha se BE në diskutimin e raportit të Komisionit Euroian, vlerëson se Shqipëria është tashmë gati të hyjë në fazën përmbyllëse të kapitujve të integrimit.

Dje në 9 maj në ditën e Europës Shqipëria e gjeti vete më pranë se kurrë BE. Për herë të parë pas shumë dekadash rruga drejt BE duket si një majë tanimë e kapshme me sy dhe e arritshme në kohën që kemi në dispozicion. Negociatat kanë avancuar me ritëm, Komisioni Europian dhe vendet anëtare janë tanimë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raportin e komisionit, që vlerëson se Shqipëria I ka plotësuar detyrat e shtëpisë dhe është e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së negociatave nëpërmjet piketave të ndërmjetme”, tha ai.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide