GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Një vit nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sot Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të tij dhe 29 personave të tjerë.
Ndërkohë mbrojtja ligjore pretendon se “Për shkak te shkeljeve të renda të procesit të rregullt ligjor gjatë seancave paraprake, avokatet e çështjes ku po gjykohen kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe të pandehur te tjerë, kane bojkotuar seancën e sotme”
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.
Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.
Ndërkohë kërkesat e njëpasnjëshme të Erion Veliajt për të dalë nga qelia janë rrëzuar nga gjykatat e të gjitha niveleve.
Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese rrëzoi më 3 nëntor të vitit të kaluar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke e gjetur atë të papajtueshëm me Kushtetutën.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
