PD nesër protestë kombëtare, policia reagon pas njoftimit: Specifikoni orën e mbarimit, nuk lejohen maskat nga pjesëmarrësit

Partia Demokratike përmes një shkresë ka vendosur në dijeni Policinë e Tiranës për zhvillimin e protestës së e cila pritet të zhvillohet ditën e martë. Opozita në shkresën e saj ka vënë në dijeni uniformat blu duke thënë se protesta e tyre pritet të nisë në orën 17:00.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Policia e Tiranës u ka kthyer përgjigje zyrtare PD duke i kërkuar që të specifikojnë orën e mbylljes së tubimit. Ndër të tjera, blutë i kanë kujtuar opozitës se nuk lejohen personat e maskuar në protestë. Edhe në protestën e së nesërmes pritet që të jenë në gadishmëri rreth 1350 efektivë, njëlloj
si në protestën kombëtare që i zhvillua herën e fundit.
Protesta e fundit e zhvilluar nga opozita më 24 janar ishte e tensionuar, ku pas përfundimit të fjalimit nga kreu i PD Sali Berisha, u hodhën në drejtim të
Kryeministrisë, molotovë dhe fishekzjarre.
Pas hedhjes masivisht të gazit lotsjellës nga policia, protestuesit u zhvendosën përballë Kuvendit, ku vijoi e njëjta situatë, ndërsa kishte edhe përplasje të deputetëve të PD me efektivët.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
