"Gënjeshtrat e Dritan Priftit janë ende mes nesh"/ Zbardhen diskutimet në seancën e Metës për CEZ-DIA-s! Gjykata paralajmëron Kryemadhin

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi i themelit ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, ndërsa në sallë janë zhvilluar debatet e para mes mbrojtjes dhe akuzës për çështjen CEZ-DIA.
Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në seancë, tha se pretendimet për përfshirjen e tij në çështjen CEZ-DIA bazohen te “gënjeshtra” dhe përmendi një email të vitit 2016, për të cilin pretendon se nuk përmend emrin e tij apo të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Më vjen keq që Dritan Prifti nuk është mes nesh, por gënjeshtrat e tij janë mes nesh. Ai ka thënë që jam përfshirë unë te CEZ-DIA, por dokumentet tregojnë ndryshe”, deklaroi ish-presidenti në sallën e gjyqit”, mësohet të ketë thënë Meta, sipas gazetares Anila Hoxha.
Ilir Meta: Do bëj dy plotësime për CEZ-DIA. Më vjen keq që ai nuk është mes nesh, por gënjeshtrat e Dritan Priftit janë mes nesh. Ky ka thënë që jam përfshirë unë te CEZ-DIA. Ka një email që dërgon Ervis Mataj më 16 prill. I ka shkruar avokatit që kjo puna e DIA-s është korruptive. Nuk përmendet as emri im, as emri i Berishës.
Meta: Nuk ekziston asnjë lloj ndikimi politik i ligjshëm, as për Adrian Shatkun, as për çdo person tjetër. Asnjë sms e Ilir Metës, as e Monikës, as për Shatkun, as për Pirro Xhixhon, as për dreqin. Të gjitha janë shpifje. Nuk ekziston asnjë mesazh. Kjo është histori grekësh. Shatku duhet të vinte këtu të sqaronte çdo gjë. Por është arratisur nga Shqipëria. Kjo është histori e sajuar nga grekë kundër Ilir Metës. Jam rrëmbyer nga kjo histori mashtrimi. Nuk ekziston asnjë ndërhyrje imja. As për veprimet e Monikës s’kam ndërhyrje, i di vetë ajo veprimet e saj. Ato historitë do kishin ardhur te unë.
Pas parashtrimeve ligjore të avokatit, flet Meta në gjyq: Nuk ekziston asnjë lloj ndikimi politik i ligjshëm, as për Adrian Shatkun, as për çdo person tjetër. Asnjë SMS e Ilir Metës, as e Monikës, as për Shatkun, as për Pirro Xhixhon, as për dreqin. Të gjitha janë shpifje. Nuk ekziston asnjë mesazh. Kjo është histori grekësh. Shatku duhet të vinte këtu të sqaronte çdo gjë. Por është arratisur nga Shqipëria. Kjo është histori e sajuar nga grekët kundër Ilir Metës. Jam rrëmbyer nga kjo histori mashtrimi.
Monika Kryemadhi: Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?
Kryemadhi: Kam 4 vjet që e dëgjoj. Edhe babai im të çohet nga varri nuk e duroj dot më.
Gjykata: Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni do largoheni nga seanca.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
