Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit për LDK-në, kërkohet dorëheqja e Lumir Abdixhikut

24 Qershor 2026, 10:28 / KOSOVA ALFA PRESS

Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit për LDK-në, kërkohet

Lidhja Demokratike e Kosovës nga zgjedhjet e 7 qershorit si parti e tretë me 16,69% të votave. Një rezultat i përsëritur në tri palë zgjedhjet e fundit parlamentare kanë çuar edhe një herë në kërkesën e degëve të LDK-së për dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut.

Dega e LDK-së në Pejë në mbledhjen që ka mbajtur të martën tha se pas analizës së rezultatit të zgjedhjeve “me shumicë votash, kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrjen e përgjegjësisë nga lidershipi i partisë”

“Në këtë drejtim është kërkuar dorëheqja si akt moral dhe politik, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja”, thuhet në reagim.

Pas kërkesës publike të anëtarësisë së Pejës ku LDK-ja në nivel lokal udhëheq tash e sa vite, llogaridhënie për rezultatin e zgjedhje kërkoi edhe Dega në Lipjan, ku po ashtu kjo parti mban pushtetin vendor.

“Rezultati i zgjedhjeve duhet të shërbejë si thirrje për reflektim, përgjegjësi të përbashkët dhe nisjen e procesit të reformimit dhe riorganizimit të partisë në të gjitha nivelet”, u tha në njoftim.

Nëndega e dytë e LDK-së në Prishtinë po ashtu ka shprehur pakënaqësinë e saj me rezultatin zgjedhor duke shtuar se Abdixhikut i janë dhënë mundësi për të rikthyer LDK-në në rrugën e fitores por që rezultati ka munguar.

“Në këto rrethana, Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë e falënderon kryetarin Lumir Abdixhiku për kontributin dhe angazhimin e tij të deritashëm dhe, njëkohësisht, kërkon që, me përgjegjësi dhe dinjitet politik, të japë dorëheqje dhe t’u hapë rrugë ndryshimeve tashmë të domosdoshme në LDK”, u tha në njoftim.

E kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku fajësoi degët e Pejës e Lipjanit për rezultatin e dobët në këto dy komuna e tha se për këtë pret dorëheqjet morale të dy kryetarëve të këtyre qendrave.

Abdixhiku shtoi po ashtu se ka “sabotim” brenda partisë.

“Ndjej vetëm keqardhje, që në momentet me të rëndësishme të LDK-së e vendit, dëmtimi ynë nga brenda mbetet qëllim. Si nuk u ngopën kurrë?!”, shkroi kryetari i LDK-së.



Po ndodh...