Senati Amerikan miraton rezolutën që kufizon kompetencat e presidentit për luftën me Iranin, ja si reagoi Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar Senatin e Shteteve të Bashkuara, i cili miratoi një rezolutë që synon të kufizojë kompetencat e presidentit për veprime ushtarake kundër Iranit pa miratimin e Kongresit.
Përmes platformës së tij “Truth Social”, Trump e cilësoi votimin si “të papërshtatshëm dhe pa asnjë domethënie”, duke shprehur pakënaqësinë ndaj senatorëve, pavarësisht se Senati kontrollohet nga republikanët.
“Pra, e kam Iranin në vështirësi të mëdha, gati të shembet… dhe Senati i Shteteve të Bashkuara vendos të zhvillojë një votim të papërshtatshëm dhe të pakuptimtë mbi Aktin e Kompetencave të Luftës”, shkroi Trump.
Rezoluta u miratua me 50 vota pro dhe 48 kundër. Ajo parashikon kufizimin e kompetencave të presidentit për të ndërmarrë veprime ushtarake ndaj Iranit dhe kërkon ndërprerjen e konfliktit, përveç rasteve kur ekziston një autorizim i qartë nga Kongresi.
Megjithëse votimi ka kryesisht karakter simbolik dhe nuk pritet të prodhojë pasoja të menjëhershme ligjore, ai konsiderohet një sinjal i fortë politik dhe një distancim i disa senatorëve nga presidenti Trump në lidhje me menaxhimin e krizës me Iranin.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
