Emri/ Zgjidhet drejtuesi i PD, Dega 11, Laprakë

12 Prill 2026, 21:07 / POLITIKË ALFA PRESS
Emri/ Zgjidhet drejtuesi i PD, Dega 11, Laprakë

Kanë përfunduar zgjedhjet për kreun e ri të PD, dega 11, ku Shkelzen Mustafa me 585 vota ka arritur të rikonfirmohet në krye të PD-së së kësaj dege.

Në zgjedhjet që u zhvilluan sot morën pjesë 908 anëtarë, nga të cilat Mustafa kryesoi bindshëm ndaj kandidates tjetër Dava Marku, e cila mori 315 vota dhe 8 vota dolën të pavlefshme.

Në fjalën e tij pas procesit të numërimit, kryetari i rikonfirmuar i degës 11, Mustafa tha se ky proces arriti të bashkojë të gjithë demokratët e degës dhe se sot po tregohet që janë më të fortë, më të bashkuar dhe gati për t’i bërë ballë narko-regjimit të instaluar në vend nga Edi Rama dhe me këtë frymë që është sot në zgjedhjet e ardhshme vendore, dega 11 do jetë frymëzim për demokratët e kryeqytetit, për t’i sjellë Tiranës drejtuesin që meriton!

Po ndodh...

ide