E vogël në dukje, por me pasoja/ Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve...
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër.
Sipas Akademia Amerikane e Pediatrisë, rekomandohet që të pritet të paktën deri në moshën 6 muajshe para se të merret një vendim i tillë.
Edhe pse shpesh shihet si një zgjedhje estetike, kjo procedurë shoqërohet me disa rreziqe që prindërit duhet t’i kenë parasysh.
Foshnjat mund të ndiejnë dhimbje dhe zona e veshit mund të bëhet e ndjeshme dhe e irrituar pas shpimit.
Duke qenë se janë të vegjël dhe të pavetëdijshëm për rrezikun, ata mund të prekin vazhdimisht veshët, gjë që rrit mundësinë e dëmtimit.
Një tjetër problem është rreziku i infeksionit.
Edhe kur procedura kryhet me kujdes, nëse veshi nuk pastrohet dhe nuk trajtohet siç duhet, mund të shfaqen ënjtje, skuqje apo komplikacione të tjera, përfshirë edhe formime të padëshiruara në lëkurë.
Po ashtu, kjo është një zgjedhje që merret nga prindërit në emër të fëmijës. Me kalimin e viteve, fëmija mund të mos e pëlqejë shpimin e bërë më herët, ndërsa vrima në vesh mund të mbetet e përhershme.
Për këto arsye, shumë ekspertë sugjerojnë që vendimi të merret me kujdes, duke vlerësuar si anën estetike ashtu edhe shëndetin dhe mirëqenien e fëmijës.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128