Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: I mituri ndodhej në banesë me nënën e tij kur ra nga ballkoni

12 Prill 2026, 20:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: I mituri

Policia e Vlorës ka dhënë detaje nga incidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Vlorë, ku një i mitur 2 vjeç ra nga ballkoni i  shtëpisë, në lagjen “Pavarësia 3”.

Policia thotë se në shtëpi ka qenë dhe nëna e viktimës.

Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ndodh...

ide