Alfred Cako paralajmëron: Lufta do të vazhdojë dhe do të zgjerohet, synimi është të zhduken të varfërit

Analisti Alfred Cako ka bërë një deklaratë të fortë në një emision në Top Channel, ku ka parashikuar një zgjerim të konflikteve globale dhe ka folur për një plan të fshehtë të elitave për shpopullim.
Sipas tij, lufta nuk do të ndërpritet, por përkundrazi do të zgjerohet:
“Mendoj që lufta do të vazhdojë dhe do jetë e gjatë. Janë të gjithë bashkë. Ka dy armiq, elita dhe popujt, i gjithë qëllimi është të bëhet shpopullimi dhe të zhduken shtresat e ulëta ekonomike që janë dhe më të mëdhatë në botë dhe të ngelen vetëm shtresa e mesme dhe e larta, ku e larta do të kontrollojë të mesmen me anë të inteligjencës artificiale.”-tha Cako.
Ai kujtoi se që në vitin 2020 kishte paralajmëruar për një luftë botërore, para se të shpërthente konflikti në Ukrainë. Ai tha se katër superfuqitë Evropa, SHBA, Rusia dhe Kina, janë në lojë, por sipas tij, pa nënshkrimin e Evropës dhe Britanisë nuk mund të ketë paqe.
Ai përmendi edhe marrëveshjen e Alaskës mes SHBA dhe Rusisë për kontrollin e karburanteve, duke shtuar se Evropa dhe Britania nuk pajtohen me këtë skemë.
“Pres që do ketë një luftë midis Evropës dhe Rusisë, Putin kërcënoi këto ditë me luftë bërthamore, pres një zgjerim të luftës në Oqeanin Indian.”- u shpreh Cako.
Në analizën e tij, Alfred Cako parashikoi një rreshtim të ri të forcave, ku SHBA do të kërkojë të marrë nën kontroll Groenlandën, Kanadanë dhe Meksikën për burimet energjetike, ndërsa Lindja e Mesme do të mbahet e destabilizuar përmes Izraelit, në mënyrë që Evropa të mos ketë akses të lehtë në naftë.
Ai shtoi se Donald Trump ka rënë dakord me Vladimir Putinin për një taksë mbi fitimet e naftës që Rusia do të furnizojë drejt Evropës.
“Njëkohësisht Trump do të përpiqet që ato anije që kalojnë nga Ngushtica e Hormuzit, krahas Iranit, të marrë dhe Amerika një taksë.”- tha Alfred Cako për Top Channel.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128