Dumani: Për Prokurorinë e Posaçme, përfundimi më i mirë i Reformës në Drejtësi është përjashtimi i ndikimit politik

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, në intervistën ekskluzive për emisionin “Trialog” në RTSH, ka adresuar betejën afatgjatë për shkëputjen e drejtësisë nga ndikimi politik, duke e cilësuar këtë si arritjen më të madhe të Reformës në Drejtësi.
Sipas Dumanit, pavarësia e prokurorëve të posaçëm si nga drejtuesit e prokurorisë (pavarësia e brendshme), ashtu edhe nga faktorët e jashtëm (pavarësia e jashtme) është gjëja më e mirë që ka ndodhur për prokurorinë.
“Vlerësoj se duhet ruajtur kjo pavarësi ndaj institucionit të prokurorisë. Aktualisht kjo pavarësi është e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe nga ligjet e tjera. Të ruhet, pasi kontribuon në pasjen e ndjekjes penale, si dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo pavarësi shoqërohet edhe me llogaridhënie,” tha ai.
Lidhur me pyetjen nëse drejtuesi i SPAK duhet të raportojë në Kuvend, Dumani theksoi se ligji aktual nuk është shumë i qartë, pasi drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe jo nga Kuvendi.
Megjithatë, ai vlerësoi të drejtën e deputetëve për t’u informuar: “Unë pavarësisht seancave të gjata, pyetjeve që nuk duhet të bëhen, vlerësoj që deputetët kanë në të drejtën e tyre që të informohen për punën e institucionit, të adresojnë shqetësimet që kanë ata në raport me vijueshmërinë e institucionit“, tha Dumani.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


